Kjo pije thuhet se bën mrekulli për kollën e vazhdueshme ..

Për të përgatitur këtë kurë natyrale ju duhen qepë të kuqe, hudhër dhe mjaltë.

Fillimisht merrni dhe prisni qepën. Qepët përmbajnë kuercetinë, një përbërës që ndihmon në luftimin e gripit, kollës, bajameve, astmës dhe alergjive në mënyrë natyrale

Pastaj merrni katër thelpinj hudhre. Kur prisni një thelpi hudhër ajo çliron alicinë një përbërje squfuri me veti të mëdha antimikrobiale dhe antivirale, kjo do të ndihmojë shumë në forcimin e sistemit tonë imunitar.

Vendosni përbërësit në një enë të thellë dhe shtoni rreth 12 lugë mjaltë. Mjalti është shumë efektiv në reduktimin e inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes dhe duke liruar menjëherë kollën.

Përzieni masën për disa minuta, në mënyrë që përbërësit të lirojnë vetitë e tyre. Vendosni një kapak dhe lëreni të zbutet për gjashtë orë gjatë natës.

Të nesërmen kullojeni dhe mund ta përdorni si ilaç.

Një lugë gjelle për të rriturit dhe një lugë çaji për fëmijët, kryesisht para gjumit; do të shihni menjëherë lehtësimin.

Masën të cilën e keni përgatitur mund ta ruani në frigorifer për shtatë ditë.

Enjoyed this article? Stay informed by joining our newsletter!

Comments

You must be logged in to post a comment.